Lidhim Kosovën me botën

Kosova ndërtoi njërin nga aeroportet më të mira në Rajonin e Ballkanit. Infrastruktura moderne e ANP-së dhe shpejtësia e operimit krijojnë mundësinë e zhvillimit të kompanive ajrore lokale, të cilat bazën e operimit e kanë nga ANP drejt destinacioneve të botës.

Si operuesi më i madh i Aeroportit të Prishtinës, GP Aviation ka planifikuar lidhjen rekorde të fluturimeve në festat e fundvitit.

Brenda 60 ditëve të festave, nga ANP-ja GP planifikon të realizojë 685 fluturime në destinacionet më të populluara të mërgatës dhe turistëve që udhëtojnë drejt Kosovës dhe anasjelltas.

Me aeroplanët tanë, të teknologjisë së lartë dhe të certifikuar në cilësi, do të synojmë të japim kualitetin maksimal në shërbimet ajrore.

Pilotët tanë do të garantojnë udhëtim të rehatshëm dhe me saktësinë maksimale të operimit.

Stafi ynë i shërbimit, i përbërë kryesisht nga stafi lokal, i certifikuar ndërkombëtarisht, do t’ju shërbejë në gjuhën dhe në zakonet tona. Në menynë tonë të udhëtimit do të shijoni prodhimet cilësore “Made in Kosova” dhe do të mund të gëzoni miqtë me dhuratat me histori nga vendlindja.

Asistenca jonë e drejtpërdrejtë dhe në linjat telefonike do t’ju shërbejë 24 orë, 7 ditë në javë, në gjuhën shqipe dhe me mirësjelljen maksimale.

Bëhuni pjesë e udhëtimeve tona drejt qyteteve të Evropës. Në dhjetor dhe në janar GP do të lidhë Kosovën me Zvicrën, me plot 235 fluturime direkte:

Gjermaninë me 395 fluturime direkte, Luksemburgun me 16 fluturime direkte dhe Slloveninë me 7 fluturime direkte.

Me GP rrugëtimin tuaj festiv drejt Kosovës, apo drejt Evropës, do të vazhdoni ta keni të lirë, komod, të sigurt dhe më e rëndësishmja në kohën e përcaktuar. Me linjat tona, të shumëfishta, ju do të mund të përshtatni secilin plan dhe orar tuajin gjatë festave të fundvitit.

Shprëndaje