Gjatë vitit 2024, Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka kryer regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë në Kosovë.
Të dhënat e publikuara nga kjo agjenci tregojnë për ndryshim të shifrave të popullsisë në gjithë vendin.
Sipas të dhënave të publikuara, në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë, prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.
Agjencia i ka krahasuar të dhënat edhe me regjistrimin e vitit 2011. Këto të dhëna tregojnë se në 29 komuna pati zvogëlim të popullsisë, derisa në 9 komuna rritje të popullsisë.
Në Prishtinë dhe në Ferizaj numri i banorëve është rritur në krahasim me vitin 2011, ndërsa në pesë komunat e tjera: Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë popullsia është zvogëluar.
Këto janë statistikat e komunave më të mëdha dhe ndryshimet në numrin e banorëve krahasuar me vitin 2011.
Në vijim gjeni shifra krahasuese të numrit të popullsisë në qytetet më të mëdha në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Prishtinë
Regjistrimi i vitit 2011: 198,897 banorë
Regjistrimi i vitit 2024: 227,154 banorë
Gjilan
Regjistrimi i vitit 2011: 90,178 banorë
Regjistrimi i vitit 2024: 82,901 banorë
Ferizaj
Regjistrimi i vitit 2011: 108,610 banorë
Regjistrimi i vitit 2024: 109,345 banorë
Prizren
Regjistrimi i vitit 2011: 177,781 banorë
Regjistrimi i vitit 2024: 147,428 banorë
Mitrovicë e Jugut
Regjistrimi i vitit 2011: 71,909 banorë
Regjistrimi i vitit 2024: 64,680 banorë
Pejë
Regjistrimi i vitit 2011: 96,450 banorë
Regjistrimi i vitit 2024: 82,661 banorë
Gjakovë
Regjistrimi i vitit 2011: 94,556 banorë
Regjistrimi i vitit 2024: 78,824 banorë