”Ujku i Çeliktë” validon ushtarët e FSK-së

Në muajin nëntor  Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses validimin e regjimentit të dytë të këmbësorisë.

Validimi i njësive është një proces i gjatë i planifikimit, trajnimit, stërvitjes së personelit dhe mbështetjes logjistike me qëllim të realizimit të detyrave në përmbushje të misionit të FSK-së.

Manifestimi i validimit është realizuar gjatë muajit nëntor në kuadër të Ushtrimit Fushor “Ujku i Çeliktë” bënë demonstrimin e operacioneve mbrojtëse, operacioneve sulmuese dhe kulminuan me operacionet e stabilitetit.

Në kuadër të këtij ushtrimi janë validuar Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë dhe Togu i Mbështetjes Luftarake të Policisë Ushtarake.

Shprëndaje