Siguria
Prishtina është në mesin e qyteteve më të sigurta në Ballkan. Brenda qytetit janë katër stacione të policisë dhe në netët me ngarkesë policia shton prezencën përreth zonave ku grumbullohen njerëzit.
Siguria në ambientet e natës
Prishtina njihet si qytet me klientelë të qetë dhe njerëz që nuk krijojnë probleme gjatë natës. Për shkak të sigurisë së lartë në hyrjet e bareve dhe kafeneve, nuk ka njerëz që merren me sigurimin. Në diskotekat dhe pubet e qytetit kompani private të sigurimit kujdesen për rendin shtëpiak
Rezervo paraprakisht
Në ditët kur të gjithë janë jashtë, mundësia për të siguruar një tavolinë apo karrige të lirë në baret dhe kafenetë e qytetit është e vështirë. Pjesa më e madhe e kafeneve funksionojnë me rezervime paraprake, të cilat duhet të kryhen disa orë para daljes. Në shumicën e rasteve rezervimet janë falas. Pagesat për rezervime bëhen në diskoteka.
Transporti
Prishtina ka taksi të lira, të cilat punojnë 24 orë. Për shkak të distancave të largëta prej kafeneve deri te diskotekat, është i domosdoshëm përdorimi i makinave. Për personat që nuk konsumojnë alkool, makinat janë zgjidhje. Skaj bareve dhe diskotekave ka parkingje me pagesë. Për konsumuesit e alkoolit, i vetmi transport i rekomandueshëm janë taksitë. Prishtina njihet si vendi me shërbime të lira të taksisë, të cilat në maksimum gjatë natës mund të shkojë deri në 5 euro.
Pijet dhe ushqimi
Shumica e bareve dhe kafeneve shërbejnë birrë draft, ndërsa në meny kanë nga 5 deri 10 lloje birrash. Banakierët e Prishtinës janë të edukuar për përgatitjen e koktejeve, ndërsa një pjesë e madhe e bareve shërbejnë meze të çastit, që rekomandohen për vizitorët
Mos harro hamburgerët e mëngjesit
Për gurmanët e ushqimit, Prishtina njihet si qyteti i hamburgerëve të mëngjesit. Në disa zona të qytetit ndjekësit e jetës së natës, në rrugën e kthimit për në shtëpi, i shijojnë hamburgerët tradicionalë të qytetit. Çmimet e hamburgerëve janë të lira dhe afër zonave ka parkingje.