Qendra ekskluzive e pushimit në rrethin e Ferizajt

E ndërtuar nga familja Rysha, qendra “Natural Pool & Spa” është njëra nga qendrat më të mëdha në Kosovë për pushime.

E hapur në vitin 2023, qendra është shndërruar në adresë për pushuesit, të cilët, krahas ushqimit të shijshëm, mund të shijojnë edhe shërbimet e pishinave dhe SPA-së që ofrohet në kompleks. Aty janë gërshetuar shërbimet e veçanta, duke filluar nga saunat me kripë të himalajeve, banjët turke, saunat tradicionale, e deri te masazhet tajlandeze. Qendra ofron pishina të hapura dhe të mbyllura për not, për të rriturit dhe fëmijët, ndërsa mysafirët shërbehen nga një staf profesional i certifikuar.

Në restorantet elitare të qendrës pushuesit mund të shijojnë ushimqet e përgatitura nga kuzhinierët e kompleksit, ndërsa hapësira ofron mundësi të hatashme për aranzhmane të tjera, si dasmat apo organizimet e tjera familjare. 

Pushuesit në vazhdimësi kanë dhënë mesazhe lavdëruese për qendrën dhe e kanë renditur lart qendrën në rrjetet sociale.

Para se të niseni, ju mund të kontrolloni çmimet e shërbimeve, të cilat janë të detajuara në faqen e qendrës. Qendra ofron mundësi të rezervimit të hapsirave dhe menyve të veçanta.

Në menynë e ushqimit ju mund të gjurmoni nga ushqimet tradicionale deri tek ushqimet e detit, me çmime mesatare për tregun e Kosovës. 

Qendra është e ndarë në disa zona dhe ofron shërbime ekskluzive.

“Natural Pool & Spa” ofron tri pishina të mëdha, përveç dy restoranteve.

  • Pishinë të brendshme, me një sipërfaqe prej 550 m²
  • Pishinë për fëmijë, me një sipërfaqe prej 111m²
  • Pishinë të jashtme, me një sipërfaqe prej 311m²

Sipërfaqja premium e pishinës, me një sipërfaqe prej 300m²

Zona Premium është një shenjtërore ekskluzive, që ofron qetësi të lartë dhe pajisje luksoze: 1 pishinë për fëmijë, 1 pishinë të brendshme për të rritur.

  • 1 pishinë të mbrendshme për të rritur, me qasje të drejtpërdrejtë në pishinën e jashtme (në dispozicion në çdo sezon);
  • 3 sauna finlandeze në natyrë;
  • 5 xhakuzi në natyrë;
  • 3 xhakuzi me ujë të ftohtë në natyrë;
  • 3 xhakuzi të brendshëm;
  • 3 sauna finlandeze të brendshme;
  • 1 saunë të brendshme me rreze infra të kuqe;
  • 1 saunë bimore të brendshme;
  • 1 hamam (banjë turke).

Sauna me kripë kristale himalaje është një përvojë unike dhe relaksuese.

Bio Sauna (HERBAL)

Hamam (banjë turke)

Shtrat për rrezitje – solarium

Shprëndaje