Bordi i aeroplanëve të GP Aviation është shndërruar në një motor të zhvillimit të punësimit në Kosovë dhe të ofrimit të mundësive për ekonominë e vendit.
Si kompania me më së shumti operime në Aeroportin e Prishtinës, GP Aviation ka arritur të punësojë dhjetëra të rinj e të reja entuziastë nga Kosova, të cilët shërbejnë në bordin e avionit dhe në shërbimet mbështetëse të kompanisë.
Aktualisht, në bordin e aeroplanëve të GP Aviation shërbejnë rreth 50 anëtarë të ekuipazhit, të cilët kujdesen për mbarëvajtjen e fluturimeve, si stjuardë dhe stjuardesa. Të rinjtë nga Kosova, që janë bërë pjesë e ekipit, kanë ndjekur trajnimet më të avancuara të aviacionit dhe janë certifikuar për ushtrimin e profesionit.
Rritja e fluturimeve dhe numrit të udhëtarëve ka nxitur edhe më tej nevojën për shtimin e stafit dhe GP Aviation tashmë është duke e trajnuar gjeneratën tjetër të të rinjve që do t’u bashkohen bordeve të avionëve tanë.
Industria e aviacionit mbështetet nga ekipe të tjera që operojnë nga toka dhe punësojnë të rinj të tjerë entuziastë në Kosovë, përfshirë operimet në qendrat e thirrjeve (call center) dhe shërbimet e tjera.
Me rreth 1 milion udhëtarë në vit, bordi ynë është një konsumues gjigant i prodhimeve ushqimore dhe të pijeve.
Kateringu i GP Aviation është një nga përkrahësit më të mëdhenj të prodhuesve vendorë nga Kosova.
Produktet vendore në bordin tonë:
RC Cola
RC Cola është një nga produktet vendore më të njohura në Kosovë. Kjo pije, e cila shitet në disa shtete, prodhohet me licencë amerikane nga kompania “Royal Crown Cola”, ndërsa baza e prodhimit ndodhet në Rajonin e Gjilanit.
Lëngjet Jaffa
Fabrika e lëngjeve Jaffa është e bazuar në Rajonin e Gjilanit, ndërsa produktet e saj janë të certifikuara sipas standardeve ISO 22000:2005 dhe HACCP. Pijet e prodhuara për tregun e Kosovës eksportohen në Zvicër, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Gjermani, Itali dhe Amerikë.
Go+
Në bordin e GP Aviation mund të konsumoni edhe pijen vendore energjike Go+. Kjo pije prodhohet në linjat moderne të fabrikës së Birrës Peja në Pejë, sipas standardeve të certifikuara të prodhimit.
Birra Peja
Birra Peja është njëra nga birrat më cilësore që prodhohen në Rajonin e Ballkanit. Birra, e prodhuar me cilësi të lartë në fabrikën e birrës në Pejë, shpërndahet në të gjithë rajonin dhe është ndër birrat më cilësore në Ballkan.
Verërat Stone Castle
Kosova është ndër prodhuesit cilësorë të verërave. Nga vreshtat e Rahovecit, veraria Stone Castle prodhon verëra cilësore që eksportohen në dhjetëra vende të botës.
Prodhimet Sempre
Fabrika e prodhimit të biskotave Sempre është një brend kosovar i certifikuar dhe i njohur ndërkombëtarisht. Produktet e Sempre janë të dashura për fëmijët dhe të rriturit adhurues të biskotave.
Chipsat “Made in Kosova”
Fabrika e prodhimit të chipsave Vipa është një nga brendet më të njohura në Ballkan për prodhimin e chipsave. Kompania, e bazuar në Vushtrri, prodhon chipsa që eksportohen në shumë vende evropiane.
Produktet Doleo
Në bordin e aeroplanit tonë gjeni edhe produktet e brendit Doleo. Fabrika e prodhimit, e vendosur në fshatin Trudë, prodhon dhe përpunon ushqime të shijshme si MIX klasik apo kikirikun Doleo.
Shkopinjtë Sedefi
Një nga produktet më të dashura në tregun e Kosovës janë edhe shkopinjtë Sedefi. Fabrika e prodhimit ndodhet në fshatin Vitomericë dhe prodhon dhjetëra produkte të cilësisë së lartë. Sedefi është një produkt i certifikuar.