Njëri nga djathërat më të veçantë në botë është djathi Parmegiano. I prodhuar në një zonë të mbrojtur gjeografike, ky djathë është unik për shijen dhe cilësinë e tij të jashtëzakonshme.
Origjina dhe zona gjeografike
Parmegiano prodhohet vetëm në një zonë specifike të Italisë, që përfshin qytetet dhe rajonet: Parma, Reggio Emilia, Modena, si dhe disa pjesë të Bolonjës dhe Mantovës. Kushtet unike, klimatike dhe gjeografike, të këtyre zonave ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe shijen e këtij djathi.
Historia
Historia e djathit Parmegiano fillon që në shekullin e 12-të. Receta e prodhimit është ruajtur brez pas brezi nga banorët e këtyre zonave, duke mbetur e pandryshuar ndër shekuj.
Përbërësit dhe procesi i prodhimit
Djathi përgatitet vetëm me:
- Qumësht të freskët lope,
- Kripë,
- Nëntharm natyral.
Ai nuk përmban asnjë lloj aditivi apo konservanti. Procesi i prodhimit përfshin një periudhë të gjatë të vjetërsimit, e cila zakonisht zgjat nga 12 deri në 36 muaj. Gjatë kësaj kohe, shija dhe struktura e djathit zhvillohen duke krijuar karakteristikat unike të tij.
Shija dhe vlerat ushqyese
Djathi Parmegiano ka një shije të pasur, të mprehtë dhe pak të kripur, ndërsa aroma e tij përmban nuanca të qumështit dhe frutave. Ky djathë është gjithashtu një burim i shkëlqyer i proteinave, kalciumit dhe fosforit. Për shkak të procesit të gjatë të pjekjes, laktoza degradohet, duke e bërë atë të përshtatshëm edhe për ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës.
Armegiano nuk është thjesht një djathë, por një traditë e pasur kulinare dhe një simbol i cilësisë italiane që njihet dhe çmohet në mbarë botën.