Festimi i Vitit të Ri dhe krishtlindjeve është njëra nga ndërmarrjet më të mëdha të organizimit të festave në mbarë globin.
Miliona turistë lëvizin për të vizituar spektaklet në mbarë globin, të organizuara për këto festa.
Vizito Australinë
Pa dyshim të gjithë njerëzit e kujtojnë Sidneyn, si lajmin e parë për Vitin e Ri. Ora globale tregon se Viti i Ri arrin për herë të parë në Australi dhe Sidney ofron spektaklin e parë të fishekzjarrëve në botë. Qyteti hap Vitin e Ri me fishekzjarrë të famshëm mbi Harbour Bridge dhe Opera House. Ky spektakël ndiqet nga mijëra vizitorë dhe miliona ndjekës në transmetimet e drejtpërdrejta televizive.
Vizito Evropën
Festat e fundvitit në mbarë Evropën janë të këndshme dhe me shumë befasi. Shumica e kryeqyteteve evropiane kanë organizime speciale për këtë festë, ndërsa në secilën zonë janë ndarë hapësirat e veçanta të festimeve.
Vizito Londrën
Pa dyshim, në mesin e vendeve të rekomanduara janë vizita në Londër dhe spektakli në këtë qytet është i fokusuar në Thames River dhe rrota ikonike “London Eye”. Aty ofrohet një pamje madhështore, me fishekzjarrët që ndriçojnë qiellin mbi Londër.
Vizito Berlinin
Gjermania në fund të vitit është e njohur për ofertat e lira të blerjes dhe shumë atraksione në festime. Pa dyshim, epiqendra e festës është kryeqyteti, Berlini, pasi zona përreth portës së Brandenburgut bëhet qendra e festimeve, me fishekzjarrë dhe festa masive.
Vizito Romën dhe Vatikanin
Krishtlindjet në Vatikan janë një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më të bukura në kalendarin liturgjik dhe kulturor të Selisë së Shenjtë. Vizitorët kanë mundësi të ndjekin meshën e krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit më 24 dhjetor dhe stolisjen e Selisë së Shenjtë me bredhin e krishtlindjeve. Pjesa tjetër e zonës dhe qyteti i Romës janë po ashtu atraktive për organizimet gjatë festave të fundvitit.
Vizito Parisin
Franca njihet për festime masive dhe stolisje në detaje të qyteteve gjatë festave të fundvitit. Qyteza e Kolmar është një nga zonat më të bukura që vizitohet nga miliona turistë gjatë festave të fundvitit. Qyteza e vjetër stoliset skajshmërisht nga dritat dhe pemët e krishtlindjeve. Edhe në kryeqytetin e Francës, në Paris, vizitorët magjepsen çdo vit nga ndriçimet festive në Champs-Élysées dhe spektaklin e dritave në Kullën Eiffel.
New York
Në shtetet e Bashkuara të Amerikës festat e fundvitit karakterizohen me organizime masive të stolisjes së shtëpive dhe qyteteve. Në kulturën amerikane secila shtëpi stolis oborrin dhe hapësirat brenda shtëpive me dritat dhe pemët e krishtlindjeve.
Organizimi më i madh në SHBA realizohet në qytetin e New York-ut. Sheshi “Times Square” është i famshëm për rënien e “Topit të Kristaltë” dhe koncertet madhështore.
Rio de Janeiro
Festat e fundvitit janë në qendër të vëmendjes edhe për organizimet në Brazil, në kryeqytetin Rio de Janiero. Plazhi “Copacabana” është i njohur për fishekzjarrët e jashtëzakonshëm dhe festimet në natyrë.
Dubai
Në vitet e fundit, Emirate e Bashkuara Arabe janë bërë lajm botëror për festimet e Vitit të Ri.
Dubai është shndërruar në një zonë atraktive, me festime dhe fishekzjarrë nga kullat e larta të qytetit.
Stambolli
Viti i Ri në Stamboll është një eksperiencë magjike dhe plot gjallëri! Qyteti, që tashmë është një përzierje fantastike e traditës dhe modernitetit, ofron një atmosferë unike gjatë festimeve të ndërrimit të viteve. Ja disa nga gjërat që mund të përjetoni në Stamboll për Vitin e Ri. Një nga vendet më të mira për të parë fishekzjarrët është pranë Bosforit. Ju mund të zgjidhni një udhëtim me jaht në Bosfor dhe të shijoni pamjet mahnitëse të dritave mbi ujë.
Tirana
Shqipëria shndërrohet në një zonë atraktive për festat e fundvitit. Në qytetet e vendit, përfshirë Shkodrën, Korçën, Vlorën etj., organizohen festime në sheshet kryesore të qytetit dhe hapësirat publike. Epiqendra e festës është në sheshin “Skënderbe”, në Tiranë. Sheshi shndërrohet në një qendër festive, me fishekzjarrë dhe koncerte live. Në hapësirat e këtij sheshi vizitorët mund të shijojnë ushqimet dhe pijet e zonës në një atmosferë të mirë festive.