Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë ka bërë që edhe nevoja për edukimin e gjeneratave të reja të jetë e ndërlidhur me trendet e fundit.
Shumë prindër sot janë të angazhuar-orientuar që fëmijët e tyre të ecin në hap me bashkëmoshatarët nga vendet e zhvilluara.
Një nga shkollat e cila ofron mundësi për fëmijët që kanë prirje për fushën e teknologjisë dhe robotikës është Akademia jCoders, e themeluar në vitin 2015-të.
Në këtë Akademi mund të ndjekin mësimet në disa drejtime që lidhen me teknologjinë-robotikën fëmijët që nga mosha 8 vjeçare.
Programi i jCoders është krijuar me qëllim që t’u ofroj nxënësve mjedise kreative për të mësuar konceptet më të reja teknologjike të përshtatshme për moshën e tyre.
“Nxënësit të cilët ndjekin të gjitha modulet të shtrira në programin 3 vjeçar arrijnë që të mësojnë një diversitet të teknologjive duke përfshirë kodimin e lojërave, aplikacioneve, krijimi në 3D, elektronikën dhe robotikën. Me këtë diversitet nxënësit fitojnë një bazë shumë stabile të të kuptuarit të teknologjisë, dhe arrijnë t’a shohin atë si vegël të cilën mund t’a përdorin për të krijuar”- thotë Arta Shehu Zaimi, anëtare e bordit në Akademia jCoders.
Sipas saj, duke zhvilluar planprograme, procese dhe teknologji, Akademia jCoders synon të përmirësojmë cilësinë e arsimit dhe të kontribuojë në ndërtimin e një gjenerate të re inovatorësh me një mendësi pozitive.
“Akademia jCoders është një institucion i cili ofron trajnime për nxënësit të moshave 8-18 në fushën e teknologjisë. jCoders është institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe është i vetmi institucion që mban titullin “STEM CERTIFIED” në nivel ndërkombëtar nga institucioni amerikan COGNIA (më herët njohur si AdvancED)”- tregon Shehu- Zaimi.
Sipas saj të gjitha modulet e jCoders janë pjesë e një plani më të madh dhes e çdo modul luan një rol në zhvillimin e nxënësve, ku nxënësi përveç që përvetëson një platformë të teknologjisë, gjithashtu i ka edhe trajnerët që fokusohen në zhvillimin e shkathtësive esenciale të shekullit 21.
“Ne e marrim kohën tonë, jo vetëm për t’i vlerësuar shkathtësitë e nxënësve tanë por gjithashtu për t’iu ndihmuar atyre që të jenë versioni më i mirë i vetës”- thotë Shehu- Zaimi.
Ajo tregon se mësimet në këtë akademi nisin që nga niveli bazik i njohurive për përdorimin e kompjuteri e deri tek modulet e avancuara, përfshirë atë për Robotikën.
Ajo tregon se për të gjitha programet kjo Akademi ka një staf të përgatitur jashtëzakonisht kompetent për të bartur njohuritë tek fëmijët që ndjekin këto programe.
Sipas saj ajo çka është më e veçantë është se disa prej fëmijëve që kishin ndjekur trajnimet në jCoders tashmë janë trajnerë shumë të suksesshëm dhe shumë prej tyre edhe janë të punësuar në kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Akademia jCoders ndodhet në 6 lokacione të Kosovës tri lokacione në Prishtinë, një në Pejë, një në Mitrovicë dhe një në Gjilan.
BOX: Rezultatet mësimore të fituara gjatë viteve
Elementary Coder
Përdorin kompjuterin në mënyrë efektive.
Njohin arkitekturën hardverike të kompjuterit.
Njohin komandat vizuale për programim të aplikacioneve/lojërave.
Njohin logjikën e programimit në prapavijë të lojës/animacionit.
Njohin elektricitetin, arkitekturën e pajisjeve të përditshme dhe krijimin e qarqeve elektrike për realizimin e ideve të tyre.
Dizajnojnë në 3D konstrukte të objekteve të ndryshme.
Krijojnë konstrukte fizike të projekteve në robotikë.
BOX: Junior Coder
Hulumtojnë në mënyrë më efektive.
Mbrojnë mirë të dhënat e tyre në internet.
Krijojnë lojëra me anë të programimit me blloqe.
Zhvillojnë logjikë më komplekse në kod për ndërveprime të ndryshme.
Krijojnë dhe aplikojnë komponente elektronike në qarqe elektrike duke krijuar pajisje të cilat ofrojnë zgjidhje për sfidat në përditshmëri.
Njohin koncepte të matematikës të cilat ndërlidhen direkt me programim.
Integrojnë aspekte të ndryshme si dizajni, programimi dhe elektronika në projektet e tyre.
BOX: Advanced Coder
Dizajnojnë pamjen e aplikacioneve bazuar në rregullat e UI/UX.
Krijojnë aplikacione mobile.
Krijojnë moodboard dhe gjenerojnë paleta të ngjyrave.
Krijojnë dizajne komplekse 2D.
Krijojnë projekte duke manipuluar komponentet me anë të mikrokontrollerëve.
Krijojnë qarqe të avancuara me aktuatorë dhe sensorë për të automatizuar proceset e përditshme.