Përpunimi i qumështit në Kosovë është një veprimtari në rritje, e cila arrin të përpunojë rreh 220 mijë litra qumësht. Të dhënat tregojnë se kjo industri arrin të përmbushë 36% të nevojave të vendit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në ‘Raportin e Gjelbër 2023’, prodhimi i përgjithshëm i qumështit në vitin 2022 ishte 276 mijë tonë.
Bazuar në këtë raport, bilanci tregtar mbetet edhe më tutje negativ me 36.7 milionë euro importim të qumështit nga vendet e jashtme.
Konsumi për kokë banori sipas të dhënave nga ‘Raporti i Gjelbër 2023’, ishte 165 kg në vit që do të thotë se një person konsumon rreth 0.45 kg në ditë, duke përfshirë qumështin dhe produktet e tij.
Në vitin 2022 sipas të dhënave në ‘Raportin e Gjelbër 2023’, Kosova arriti t`i mbulonte me 81 për qind nevojat për përdorimin e qumështit, kurse pjesa tjetër është mbuluar nga importi.
Rrustem Rukolli, pronar i kompanisë Drena, tregon se kapacitetet përpunuese në kompaninë e tij janë rreth 220 mijë litra në ditë. Kjo sipas tij është e mundur pasi viteve të fundit kanë investuar në rritjen e kapaciteteve përpunuese.
“Falë investimeve në vazhdimësi Drena ka arritur që të ndërtoj kapacitete e saja përpunuese/prodhuese mbi 220,000 litra qumësht në ditë”- tregon ai.
Bazuar në të dhënat e Agjencionit Statistikor të Kosovës, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimt Rural, institucioneve të ndryshme dhe organizatave, dhe hulumtimeve të vet kompanisë rreth tregut, kërkesave direkte që vijnë nga terreni, Kosova ende nuk arrin t`i përmbushë nevojat e brendshme me qumësht.
“Edhe pse shteti produktin e qumështit e ka të kategorizuar si produkt i një rëndësie strategjike, në fakt ka vend për më shumë përkrahje të fermerëve dhe prodhuesve të qumështit. Me qëllim të përmirësimit të situatës së tanishme, duhet që të krijohen politika me të favorshme për zhvillim të mëtutjeshëm të këtij sektori i cili kontribuon në përmirësimin e kushteve të jetesës, sigurinë e ushqimit dhe të ushqyerit dhe njëherit ofron mundësinë e kthimit me shpejtë të investimeve, krijimin e të hyrave tek fermerët dhe prodhuesit”- tregon Rukolli.
Sipas tij, falë kualitetit të produkteve dhe një brendi të besuar, Drena ka kërkesa nga vende të ndryshme të Europës dhe SHBA për eksport të produkteve të saja.
“Për momentin, ne eksportojmë vetëm në dy shtete, Shqipëri dhe Mal të Zi. Barrierë e madhe në eksport për Drena dhe prodhues tjerë vendore, është, mos njohja e 5 vendeve të Bashkimit Europian e shtetit të Kosovës, duke bërë që produktet e qumështit të limitohen në tregjet e jashtme. E, që të njëjtat masa nuk vlejnë për ata prodhues/tregtarë të jashtëm që synojnë tregun e Kosovës”- tregon Rukolli duke theksuar se presin që në të ardhmen të mos kenë këto barriera sa i përket eksportit.
Të dhënat e ofruara nga Shoqata e Prodhuesve të qumështit tregojnë se brenda një viti mesatarisht sektori i qumështit përkrahet nga Ministria e Bujqësisë me mbi 26 milionë euro.
“Bazuar në të dhënat zyrtare nga Raporti i Gjelbër, buxheti total për mbështetjen për vitin 2022 ishte 26.3 milionë euro, i ndarë për Masën 1 – 13 milionë euro, Masën 3 – 5.8 milionë euro, Masën 7 – 7.2 milionë euro dhe Masën 5 – 200,000 euro. Përafërsisht ka qenë e njëjtë edhe dy vitet tjera”- thuhet në përgjigjet nga Shoqata e Prodhuesve të qumështit.
Nga kjo shoqatë tregojnë se me rritjen e përkrahjes për prodhuesit dhe fermerët mund të rritet edhe prodhimi duke mos përjashtuar edhe rritjen e cilësisë.
“Përkrahje për prodhuesit e qumështit ka me anë të pagesave direkte dhe granteve, pagesa direkte për sipërfaqe, krerë dhe cilësi të qumështit”- thuhet në përgjigjet nga Shoqata e Prodhuesve të qumështit.
Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se për vitin 2024 mbështetja për fermerët për sektorin e qumështit ka qenë rreth 5.8 milionë euro, kurse 1.5 milionë euro janë në kategorinë për cilësinë e qumështit për fermerët që arrijnë cilësi më të lartë të qumështit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë për vitin 2024 subvencionimi për lopë qumështore ishte nga 90 euro për krerë, ndërsa ka rritje të përkrahjes për kafshët e imta nga 25 në 30 euro për krerë, konkretisht për dhitë. Dyfishim i përkrahjes për kafshët e mëdha nga 90 euro në 180 euro për krerë, konkretisht për buallica.
Në anën tjetër, sipas Rukollit, Drena tashmë ka një gamë të madhe të produkteve, duke mbajtur kështu pozitën e liderit në Republikën e Kosovë, me numrin më të madh të produkteve të qumështit dhe me kualitet të produkteve.
“R & Rukolli Group, dhe Drena si pjesë e saj ka ndërtuar dhe shtuar kapacitet prodhuese. Tani jemi në fazën e fundit të testimeve për prodhim edhe të një numri të madh produktesh. Janë mbi 12,000 m2 hapësirë e prodhimit dhe dhjetëra linja prodhuese të teknologjisë më të fundit, që priten se filluari punën në këtë fillimvit. Brendet e reja që presin dritën jeshile për dalje në treg, si sub brende të kompanisë”- thotë Rukolli.
Sipas Rukollit, Drena tashmë ka një gamë të madhe të produkteve, duke mbajtur kështu pozitën e liderit në Republikën e Kosovë, me numrin më të madh të produkteve të qumështit dhe me kualitet të produkteve.
“Janë mbi 85 produkte me emërtime, peshë, paketim, dizajne dhe specifika të veçanta që prodhohen nga kjo kompani. Shembulli me i mirë është, ku vetëm nga kategoria e jogurtëve, Drena numëron 12 sosh, po ashtu edhe në kategorinë e qumështit UHT (paketim tetrapak) janë 8 lloje të tyre. Thënë shkurt, Drena prodhon të gjitha llojet e qumështit dhe produkteve të tij, duke bërë një diferencim në tregun Kosovar dhe jo vetëm. Ndër të tjera, Drena është prodhuesi i vetëm në Kosovë i Kefirit ”- thotë Rukolli.
MST: Standardet në prodhim
Pronari i Drena-s, Rrustem Rukolli tregon se pjesa e prodhimit në fabrikë zbaton standardet më të larta të kontrollit mbi cilësinë e produktit dhe shërbimit dhe se pajisjet e instaluara në fabrikë, janë prej prodhimit më të fundit (më moderne), që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian.
“Proceset e punës, janë mirë të dizajnuara duke kompletuar ciklin e operimeve, prej zingjirit të furnizimit, e deri tek produkti final. Kur është fjala tek kushtet dhe cilësia e produkteve të saj, prej grumbullimit të qumështit, prodhimit, ambalazhim të jashtëm, distribuimit, etj., Drena është certifikuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ISO 9001, HACCP dhe Ushqim Hallall, duke demonstruar përkushtimin e saj për ruajtjen e standardeve me të larta. Po ashtu, stafi ynë është i kualifikuar prej profileve me të ndryshme të ekspertëve, që e bën Drenën një prodhues të kompletuar në të gjitha aspektet”- thotë ai.
Ai tutje tregon se Drena e themeluar në vitin 2015, sot është fuqizuar si në aspektin e kapitalit dhe në kapacitetet operative me brendet dhe nen-brendet e saja, dhe me markat e kompanisë amë, duke e bërë atë si një model biznesi me të pëlqyer dhe më me perspektivë.
“Drena ndihet e privilegjuar dhe e përmbushur që mund të japë më të mirën për vendin e saj, kur dihet se sektori i qumështit në Kosovë kontribuon afër 10 për qind në BPSH/GDP, duke ofruar punësim të drejtpërdrejtë dhe duke përmirësuar të ardhurat e familjeve, sidomos atyre rurale. Falë një përkushtimi maksimal nga ana jonë dhe gjithë stafit, ky biznes familjar, arriti të rritet dhe zhvillohet çdo vit mesatarisht mbi 35%”- thotë ai.
“Në nëntor të vitit 2017, Komiteti Zgjedhor për International Food & Beverage Quality Award zgjodhi Drenën për çmimin e vitit. Vendimi i tyre u bazua në informatat e marra nga 7,500 ndërmarrës anëtarë të Klubit Global Trade Leaders, nga 90 vende të ndryshme. Ky çmim u krijua nga Klubi Global Trade Leaders, me qëllim që t’i dallojë kompanitë e çdo dege industriale, produktet dhe shërbimet e të cilave kanë merituar njohje dhe lavdërim publik përgjatë vitit. Çmimi në fjalë promovon filozofinë e kualitetit në industrinë e ushqimit dhe të pijes, gjë që u mundëson ndërmarrjeve arritjen e ekselencës në prodhim dhe distribuim”, tregon ai.
Tutje Rukolli kujton se më 5 tetor 2023, në Shkup, Open4 Business Made in the Balkans Supported by the European Uninon, Drena ishte prezantuar si “Si storie e suksesit” dhe biznesi me rritjen me të shpejtë në 5 vitet e fundit.
“Kjo është treguesi më i mirë, se Drena tanimë është një biznes i qëndrueshëm dhe i tejkalon kufijtë edhe jashtë Kosovës”- thotë ai.
Me punën e tyre, kjo kompani ka arritur që të punësojë numër të konsiderueshëm të punëtorëve.
“Drena është një punëdhënës dhe tatim pagues i madh, me një impakt të konsiderueshëm në ekonominë e vendit. Sot në kompani janë të punësuar mbi 200 punëtorë direkt, të cilët gëzojnë benefite dhe kushte solide të punës. Derisa, indirekt ky numër është minimum 10-fishi i numrit të rregullt të punëtorëve”.
Sipas Rukollit bashkëpunimi me qindra fermerë nga e gjithë Kosova ka ndikuar që numri i të punësuarve indirekt falë aktiviteteve të kompanisë Drena të jetë shumëfish më i lartë nga ai i të punësuarve direkt në kompani.
“Fermerët dhe familjaret e tyre, punëtorët e tyre të angazhuar në stalla dhe punë tjera, marketet dhe zinxhiri i tyre – stafi tyre, etj., furnitor/prodhues të ndryshëm që janë të përfshirë në proces, mjetet motorike, makina, impiante dhe mirëmbajtja e tyre, etj., krejt kjo e rritë qarkullimin i njohur si efekti multiplikativ ekonomik. Kjo veç është e ditur, se kur blejmë prodhime vendore, me shumë para qëndrojnë brenda kufijve të shtetit, rritet numri i të punësuarve dhe zvogëlohet sasia e importeve”- tregon ai.
MST: Bashkëpunimi me bizneset vendore
Nëpërmjet përkushtimit të punëtorëve të Drenas-s, Rukolli tregon se i shërbejnë komunitetit me produkte origjinale, unike.
“Ky mision, nuk do mund të përmbushej i vetëm nga Drena, po mos të kishte një bashkëpunim të shkëlqyer me partnerë siç janë biznese, Horeca, markete dhe qendra tregtare. Falë këtij bashkëpunimi, ne kemi shtrirje në treg në çdo pjesë të Kosovës. Ne jemi kudo dhe në çdo kohë”- tregon ai.
AI tutje shton se marrëdhëniet e shkëlqyera me fermerët, përbëjnë një gurthemel të fortë për një kualitet të qëndrueshëm të produkteve të Drenës.
“Përveç mbështetjes së fermerëve në rritjen e kapaciteteve të tyre, Drena siguron edhe treg të sigurt për qumështin e tyre, duke krijuar një kohezion ndërmjet fermerit dhe prodhuesit. Sasia absorbuese – kapacitetet e pikave të grumbullimit të qumështit ndryshojnë sipas sezonit, por mund të thuhet se i gjithë territori i Kosovës është i mbuluar me këto pika prezence. Çdo ditë, 24 orë në ditë, stafi ynë ndodhet në terren duke siguruar grumbullimin e qumështit të freskët dhe cilësor”- thotë ai.
Tutje ai tregon se në Strategjinë e rritjes dhe zhvillimit tek Drena, nuk ekziston rritja e njëanshme. Sipas tij Drena niset prej parimeve se ‘është mirë kur rriten të gjithë se bashku!’.
“Bashkëpunimin dhe partneritetin tanë, me fermer e kemi në forma të ndryshme. Një nga to është edhe partneriteti trepalësh: Bankë – Drena – Fermerë, duke u mundësuar atyre të modernizojnë praktikat e tyre bujqësore, të investojnë në pajisje të avancuara dhe të përmirësojnë teknikat e menaxhimit të bagëtive dhe të rrisin kapacitetet e tyre në përgjithësi. Mandej, Drena përmes programit të saj të disbursimit, jua ka lehtësuar/kompensuar kthimin e kredisë – përmes qumështit të deponuar nga fermerët. Kjo është veç një nga modalitetet e ndihmës dhe partneritetit me fermerë”, thotë ai.
Sipas Rukollit, plani për të ardhmen është që të vazhdohet me modalitet të ndryshme dhe teknika të kombinuara, me qëllim që fermerëve të i krijohen kushte me të mira, mundësi te reja për zhvillim, e në të njëjtën kohë Kosova ti përmbush kërkesat e saja me prodhim të qumështit vendor. Ai thotë se për ‘Për Drenën, ky është veç një fillim!’.
“Drena është duke u zhvilluar çdo ditë. Drena është prodhues dhe përpunues i një game të madhe të produkteve jo vetëm të qumështit. Ne kemi ndërtuar dhe shtuar kapacitet prodhuese dhe jemi në fazën e fundit të testimeve për prodhim. Janë mbi 12,000 m2 hapësirë e prodhimit dhe dhjetëra linja prodhuese të teknologjisë më të fundit, që priten së filluari punën në këtë fillim vit”- tregon Rukolli, duke shtuar se brendet e reja që presin dritën jeshile për dalje në treg, si sub-brende të Drena-s, janë prej më të ndryshmeve, si pije freskuese, pije të gazuara, pije natyrale (smoothie), pije në paketim tetrapak, të gjitha llojet e çajit të ftohtë, pije energjike, etj.
“Ne kishim një Mision dhe Vizion të qartë, ndonëse të përcjellur më shumë sfida. Por, Drena këto sfida i ktheu në mundësi të reja për zhvillim. Misioni i Drenës ishte dhe mbetet që të frymëzojë një shoqëri të shëndoshë, duke i lidhur njerëzit me ushqim të vërtetë dhe natyral. Ndërsa rritemi së bashku, ta rrisim edhe kënaqësinë e blerësve, duke ofruar prodhimet më të freskëta në mënyrën më miqësore, me nder dhe me komunikim të sinqertë”- thotë Rukolli, teksa kujton rrugëtimin e Drena-s.
Ai thekson se pa një bazë të shëndoshë nuk mund të arrihet tek produktet e shëndosha dhe për këtë ai shton se me kujdes dhe përkushtim, Kompania Drena ka arritur që të shtrijë prezencën e tyre pothuajse në çdo tryezë familjare.
“Ne besojmë që kujdesi për kafshët dhe mirëqenia e tyre, është thelbësore për prodhimin e një qumështi me kualitet të lartë. Kjo veç është e vërtetuar gjatë një dekade, për aq sa Drena ka që operon në treg. Qumështi në Drena vjen drejtpërsëdrejti nga kafshët e ushqyera në natyrë. Kjo ka impakt direkt në kualitet të produkti dhe në shëndetin e njeriut”- tregon ai.
MST: Përkrahja e sportistëve dhe komunitetit
Sporti, arti, kultura janë ambasadorët më të mirë të një vendi. Duke ditur mirë vlerat që përfaqëson Drena për komunitetin ku zhvillohet biznesi, Rukolli thotë se kanë mbështetur të rinj dhe të reja, sportistë, artistë, klube të ndryshme në aktivitet e tyre.
“Një nga storiet e suksesit në sport, ku Drena ka përkrahur që nga ditët e para, është Xhudo, me saktësisht klubi ‘Ippon Peja’ me mjeshtrin e madh Toni Kuka. Nga ky klub, që i ka lakmi e gjithë bota, kanë dalur shumë talentë, kampionë, duke e vendosur shtetin e Kosovës në hartën e triumfuesve të dhjetëra medaljeve olimpike dhe titujve – kampion. Mjafton të përmenden emrat si: Majlinda, Distria, Nora, Akili, Erza, Dardani, Laura, Sidorela, Loriana, etj., dhe emri Kosovë lartësohet në çdo garë”- thotë Rukolli.
Tutje ai shtoi se me krenari dhe mburrje, mbahet llogoja Drena në veshjet e sportistëve elitar
“Ky është suksesi i yni i përbashkët! Kjo është Drena!”- përfundoi Rukolli në rrëfimin e tij për kompanie Drena, një emër i njohur tashmë dhe i dëshmuar për produktet e saj cilësore.