Tradicionalisht, muzika e luajtur gjatë Koncertit të Vitit të Ri është ajo e Strauss, një familje austriake që i dha fisnikërinë e saj valseve të Vjenës në shekullin e 19-të. Më të njohurit janë Johann (1804-1849) dhe tre djemtë e tij: Johann (1825-1899), Josef (1827-1870) dhe Eduard (1835-1916).
Nëse pjesa më e madhe e veprave të realizuara gjatë Koncertit të Vitit të Ri zgjidhen nga repertori i Shtrausit, gjithsesi ka pak vend për kompozitorë të tjerë, përgjithësisht bashkëkohës dhe më shpesh austriakë. Por, në përgjithësi, programi nuk ndryshon shumë nga viti në vit dhe është larg të qenit i lehtë për t’u luajtur, sipas Albena Danailova, e cila mban pozicionin prestigjioz të koncert-masterit të Phalanxit vjenez.
Muzikantët zgjedhin dirigjentin
Deri në vitin 1953, dirigjenti Clemens Krauss drejtoi koncertet e Vitit të Ri. Pas vdekjes së tij, Willi Boskovsky mori drejtimin artistik të evenimentit. Ai mbajti stafetën për 25 vjet, përpara se të zëvendësohej nga Lorin Maazel, deri në vitin 1986. Muzikantët e orkestrës vendosën më pas të zgjidhnin një dirigjent të ndryshëm çdo vit. Një nominim që është i barabartë për një dirigjent, me një nga njohjet më të mëdha në botën klasike.
Pas më shumë se 80 shfaqjeve, me 19 dirigjentë të ndryshëm, të gjithë meshkuj, a ka mundësi që Filarmonia e Vjenës së shpejti të zgjedhë një grua për të mbajtur stafetën në këtë eveniment prestigjioz? Për këtë pyetje të bërë, rreth një vit më parë, nga një gazetar, Daniel Froschauer, drejtor i falangës vjeneze, pati këtë përgjigje lakonike: “Do të kemi një lider kur të jetë koha e duhur”, i cili nuk ka munguar të reagojë.
Orkestra Filarmonike e Vjenës, e njohur si konservatore, për një kohë të gjatë, përbëhej vetëm nga burrat. Tani janë 24 gra, nga rreth 145 anëtarë të këtij grupi.