Ushqimi që promovohet nga shqiptarët

Flia është një nga gatimet tradicionale shqiptare, e njohur veçanërisht në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Flia është një ushqim me bazë brumi dhe yndyre natyrale, e cila gatuhet në një procedurë të gjatë të pjekjes. Varësisht nga forma e përgatitjes, flia përmban dy komponentë kryesorë: qullin e miellit dhe yndyrën (mazën) e qumështit. 

Shija e veçantë e gatimit të flisë buron nga mënyra e pjekjes së saj. Në zonat tradicionale flia gatuhet duke u pjekur me saç, i cili ngrohet në zjarr të druve. Kombinimi i nxehtësisë dhe aromës së tymit të saçit i japin ushqimit një aromë të mirë dhe shije të veçantë.

Në zonat tradicionale vizitorët mund të konsumojnë flinë e saçit, ndërsa në zonat urbane furrat dhe kompanitë private e kanë komercializuar prodhimin duke përdorur saç elektrik apo furra për pjekje.

Përbërësit kryesorë të flisë:

  • Miell gruri
  • Ujë
  • Kripë
  • Mazë ose ajkë për lyerjen midis shtresave

Si përgatitet flia:

Përzierja e brumit: Mielli, uji dhe kripa përzihen derisa të krijohet një masë e hollë, e ngjashme me një pastë për petulla.

Pjekja në shtresa: Brumi derdhet në një tepsi, shtresë pas shtrese. Pas çdo shtrese, ajo piqet në sobë ose nën saç, derisa të marrë një ngjyrë të artë.

Lyera ndërmjet shtresave: Pas çdo pjekjeje, shtresat lyhen me gjalpë të shkrirë ose vaj për të dhënë një shije më të mirë dhe për të mos i lejuar që të ngjiten.

Pjekja finale: Pasi të jenë shtuar të gjitha shtresat dhe tepsia të jetë plot, flia lihet të piqet derisa të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Shprëndaje