“Zone Club” në Prishtinë është një destinacion legjendar i jetës së natës

“Zone Club” në Prishtinë është një destinacion legjendar i jetës së natës, me mbi një dekadë histori në ofrimin e argëtimit të jashtëzakonshëm.

I njohur për mikpritjen e DJ-ve dhe artistëve më të njohur, klubi ofron stile muzikore të larmishme dhe performanca të paharrueshme. Pajisjet më të mira të zërit dhe ndriçimit krijojnë një atmosferë mbresëlënëse për të ftuarit vendas dhe ndërkombëtarë. 

Dekorim Sahiti, njëri nga pronarët shpjegon risitë pse Zone është një prej atraksioneve më të mira të Prishtinës. 

Ai tregon që klubi ka për qëllim promovimin e kulturës, ndërsa përmes organizimit të eventeve ndërkombëtare me artistë të njohur globalisht, “Zone” e ka vendosur Kosovën në hartën e festivaleve dhe klubeve evropiane.

“Zone” ka krijuar lidhje me klube dhe festivale të njohura në Europë dhe më gjerë, duke sjellë artistë të famshëm dhe duke promovuar Kosovën si një destinacion për argëtimin e tyre”- thotë Sahiti.

Ai tregon se “Zone”, duke ndjekur dhe integruar trendet globale të muzikës, por, gjithashtu, duke ruajtur stilin ka krijuar një identitet unik përmes eventeve cilësore, duke filluar nga investimi në dizajnin e brendshëm e të veçantë. Krijon një ambient që fton dhe inspiron të gjithë adhuruesit e muzikës dhe me sjelljen e DJ dhe artistëve të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe nivelin e lartë të mikpritjes dhe argëtimit ka ndërtuar besnikëri ndër vite. Në planet për fundvit “Zone Club” ka përgatitur një plan-program me përzgjedhje të artistëve vendas dhe të huaj. Klientët mund të presin një atmosferë festive, me një miks të muzikës dhe elementeve vizuale që do ta bëjnë çdo natë të paharrueshme. Për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri pritet të ketë evente me DJ të famshëm ndërkombëtarë, me surpriza dhe performanca unike. 

Muzika elektronike, si prioritet i së ardhmes

“Zone Club” luan një rol të rëndësishëm në edukimin e publikut për muzikën elektronike dhe stilet e saj të shumta. Përmes eventeve të kuruara me kujdes, klubi ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit ndaj këtij zhanri muzikor, duke e bërë atë më të pranueshëm dhe të vlerësuar në kulturën e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të kultivojmë muzikën elektronike, duke sjellë në skenë emra të mëdhenj, por edhe duke promovuar zërat e rinj. Ky zhanër muzikor është bërë pjesë e identitetit të klubit dhe vazhdon të tërheqë një audiencë të përkushtuar.

Shprëndaje